Loading...

Merkel: Informacioni i besueshëm mediatik për COVID-19 thelbësor

Përhapja e informacionit të besueshëm ka qenë e një rëndësie të veçantë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri dhe mediet kanë përgjegjësi të madhe në lidhje me këtë, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Pandemia e ka vënë mbështetjen e ndërsjellë dhe kontaktet sociale në qendër gj atë kohës së distancimit shoqëror”, tha Merkel në fillim të një konference dixhitale mbi politikën e medieve të BE-së.

“Në një situatë si kjo, informacioni i besueshëm ka një rëndësi të veçantë. Media dhe gazetaria kanë përgjegjësi të madhe për këtë”, shtoi ajo.

Për këtë arsye, kancelarja theksoi se duhet shtruar pyetja se si mund të zhvillohet në Europë një sistem i larmishëm dhe i përgjegjshëm i medieve, me synimin për të ardhmen./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com