Loading...

Nxitje turizmit/ 5 000 bileta falas për turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik

Ministria e Turizmit dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5 000 bileta me vlerë 0 lekë për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë aktivitetit të zhvilluar sot, ku u nënshkrua dhe marrëveshja, tha se është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë.

“Me gjeste të vogla i vijmë në ndihmë njeri-tjetrit, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e më tej nga pandemia COVID-19. E tillë ishte edhe kjo marrëveshje me bashkinë e Krujës, së cilës i dhuruam 5 mijë bileta me vlerën zero, për të vizituar muzetë e qytetit. Bashkia do t’ua shpërndajë ato bizneseve që lidhen me turizmin, që t’ia dhurojnë çdo turisti që vjen në Krujë”, – tha Margariti.

“Është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë. Këtë vit, le të vizitojmë më shumë muzetë dhe sitet arkeologjike, anekënd Shqipërisë”, – u shpreh ministrja Margariti. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com