Loading...

Aleksandër Vuçiq aksidentohet në qendër të Beogradit, arrestohen 3 persona.

[sgmb id=”1″]

Kolona e automjeteve që po barte kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është aksidentuar të shtunën në mëngjes rreth 8:20.

Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq ka konfirmuar se të shtunën në një kolonë të automjeteve të Presidentit Aleksandar Vuçiq u aksidentuar me një veturë të markës “Bentley”, raporton B92, transmeton Indeksonline.

Mediet në Beograd bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar rreth orës 08:20 të mëngjesit të së shtunës, kur autokolona që shoqëronte presidentin Vuçiq ishte duke kaluar pranë një rrethrrotullimi në qendër të Beogradit, e aty është goditur nga një automjet tip “Bentley” me targa spanjolle.

Makina e drejtuar nga Luka R. ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe dhe ka goditur makinën me të cilën udhëtonte presidenti Vuçiq, për t’u ndaluar më pas nga një prej makinave shoqëruese të eskortës.

Tre personat që ishin në makinë janë arrestuar dhe mësohet se ata nuk janë emra të panjohur për policinë, pasi kanë kryer krime të ndryshme. Po ashtu, nga analizat e para rezulton se ata kishin konsumuar lëndë narkotike.

Deri më tani nuk ka dyshime të ngritura lidhur me një sulm të organizuar ndaj Vuçiç, gjë kjo që konfirmohet dhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë. Por, gjithsesi, ndaj 3 të arrestuarve pritet të ngrihet akuza e cënimit të sigurisë, vepër penale kjo që në Serbi dënohet nga 1 deri në 8 vite burg.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com