Loading...

Ngrohja globale ”turbo” fshin mijëra vite të ftohta

Ngrohja globale ka shkaktuar trazira dhe në vetëm 150 vjet ka arritur të anulojë procesin që në 6 500 vitet e fundit ka parë temperatura mjaft të ulëta.

Kjo zbulim i shkencëtarëve u botua në revistën ”Scientific Data” nga klimatologët e Universitetit të Arizonës Veriore, të koordinuar nga Darrell Kaufman.

Studimi rikonstruktoi variacionet në temperaturat mesatare globale të Tokës në 6 000 vitet e fundit.

Në këtë mënyrë ishte e mundur të rindërtohej ndryshimi i madh që ndodhi në Holocene, periudha gjeologjike që filloi rreth 12 000 vjet më parë dhe në të cilën ndodhet Toka aktualisht.

”Rezultatet tregojnë se ngrohja globale ka arritur nivele të paparë dhe para ngrohjes, Toka ndodhej në një ftohje globale”, theksoi Kaufman. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com