Ia vlen ta mbash të bashkuar Europën, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundesrat.
Gjatë fjalimit në Bundesrat, trupi legjislativ që përfaqëson 16 landet e Gjermanisë në nivel federal, kancelarja bëri edhe prezantimin e vizionit të presidencës gjermane gjatë presidencës së radhës të BE-së.
“Pandemia tregoi prekshmërinë e Europës. Europa nuk është vetëm një dhuratë e historisë, por edhe një projekt për të cilin është punuar me përpjekje”, shtoi kancelarja.
”Kohezioni në BE është garantues i paqes dhe mirëqenies së kontinentit”, theksoi ajo. /atsh