Loading...

‘Të përbashkëtat me Serbinë’, ja çfarë tha Rama në takimin e Parisit!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ishte dje i ftuar në Global Positive Forum, një event i organizuar në Paris, nën kujdesin e Presidentit Manuel Macron, me temë “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama tha se prioriteti i Qeverisë së tij është anëtarësimi në BE dhe ekonomia e dijes. Ai mes te tjerash foli edhe per raportet me Serbine, duke theksuar se ka me shume gjera qe na bashkojne se sa na ndajne.

Pjese nga fjala e Rames

Më lejoni t’ju them se sot, Shqipëria e Serbia kanë shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetëm pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra Kryeministër, përpara pak vitesh.

Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj.

Edhe një herë, siç e kam thënë me admirim dhe përulje, nuk besoj se njerëzimi ka njohur ndonjëherë në historinë e tij një program ekonomik e politik më ambicioz se BE-ja.

Procesi për të arritur deri këtu ka qenë i trazuar, ka tejkaluar kriza të mëdha, ka njohur shumë ulje e ngritje, si Brexit në këtë moment.

Në këtë çast jemi në një pikë të ulët, por projekti europian nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ndonjëherë, besoj unë.

Ne e duam Europën, ne duam t’i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë, nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com