[sgmb id=”1″]
Policia e Vlorës ka arrestuar një vajzë 19-vjeçare pasi ditën e djeshme ajo ka mbushur makinën me karburant dhe është larguar pa paguar.
Vajza me inicialet P.T është banuese në Vlorë dhe pasi ka mbushur makinën e saj tip “Opel” me karburant në një pikë karburanti në lagjen “10 korriku” është larguar pa pagur.
Njoftimi i policise
Arrestohet P. T, 19 vjeçe banuese në Vlorë. Kjo shtetase më datën 01.09.2017, ka furnizuar me karburant mjetin tip ‘’Opel’’ në një pikë karburanti në lagjen “10 korriku”dhe është larguar pa bërë pagesën.