Loading...

Arrestohen 10 persona per Droge.Ja emrat.

Policia e Komisariatit Fier, ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot” Fier, mund të zhvillohej veprimatri e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni policor, menjëherë u hartua një Plan Masash për ezaurimin e informacionit dhe njëkohësisht u organizua puna për të bërë të mundur vëzhgimin në mënyrë të fshehtë dhe të pa ndërprerë të banesës e më pas ndërhyrjen në të.

Pas verifikimit të plotë të informacionit, më datë 14.04.2017, rreth orës 17:00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier u realizua me sukses operacioni i koduar “Llampa”.

Si rezultat u bë e mundur kapja ne flagrancë e 8 personave, 6 burra dhe 2 gra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, ku në katin e dytë dhe të tretë të saj ishin duke kultivuar bimë narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes, u kapën në kushtet e flagrancës dhe u arrestuan shtetasit:

1.Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier.
2.Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier.
3.Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier.
4.Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat.
5.Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.
6.Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier.
7.Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier.
8.Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i shtetasëve:

-Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot.

Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Këta shtetas u ndaluan për veprat penale Moskallëzim krimi dhe Shpërdorim i detyrës vepra këto të parashikuara nga Nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. F i cili është personi që ka marrë me qera banesën për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm.

U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

U sekuestruan nga ana jonë dhe shumë sende të tjera si bidona plastik, tuba uji të përdorur për vaditje, llampa të posatshme për rritjen e bimës, gërshërë që shërbenin për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale etj.

Po vazhdon kryerja e veprimeve proceduriale bashkë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për të bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Po në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të trajtimit dhe verifikimit të informacionit policor të marë nga qytetarët, më datën 15.04.207, u organizua kontrolli i banesës dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Memushaj.

Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë Cannabis Sativa.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime Cannabis Sativa, një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e tharë e ndarë në 16 qese e përgatitur për shitje, 7 fishekë pistolete dhe 16 fishekë automatiku.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier mbi bazën e Neneve 278, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Struktruat Vendore të Policisë Fier po vijojnë punën me përkushtim dhe profesionalizëm duke bashkëpunuar edhe me agjensitë e tjera ligjzbatuese, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë kriminale kudo që ajo do shfaqet.

Falënderoj të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, pushtetin vendor, kryepleqësitë e fshatrave , mediaa e cila i ndihmon transparencës së procesit e këdo që na bashkohet për të kontribuuar në arritjen e këtij vizioni për një Shqipëri të çliruar nga kanabisi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com