[sgmb id=”1″]
Në shtëpinë e Safet Spahiut në Bathore është vendosur lëndë plasëse,
ndërkohë që priten Forcat Xheniere që të bëhet shpërthimi i komanduar.
Pronari i banesë mësohet se ka gjetur një granatë pranë banesës së tij dhe ka njoftuar policinë.
Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv, se kjo është hera e dytë që i vendosin lëndë plasëse në shtëpi dhe se nuk ka konflikt me asnjë.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.