[sgmb id=”1″]
Vaksina kundër gripit e dimrit të kaluar e kishte reduktuar rrezikun e infektimit tek të rinjtë për 66% duke e bërë për tetë përqind më efikase se sa një vit më herët. sipas PHE (Public Health England).
Megjithatë, kjo vaksinë nuk ka funksionuar edhe tek të vjetrit.
Pavarësisht mungesës së suksesit të kësaj vaksine tek të moshuarit, ekspertët vazhdojnë të rekomandojnë që ata të vazhdojnë t’i marrin këto injeksione.
Edhe pse kjo nuk funksiononte për personat mbi moshën 65 vjeçare, ekspertët po planifikojnë që të e rrisin dozën dhe ta bëjnë sistemin imunitar që t’i përgjigjet më mirë.
PHE po ashtu po e heton mundësinë për ta futuar një injeksion të një doze më të lartë që punon në rritjen e përgjigjes imune të trupit kur e pranon vaksinën.