Loading...

Si u vra gjyqtarja, ish-burri po e priste. I bëri shenjë të ulte xhamin e makinës…

[sgmb id=”1″]

Gjyqtarja më e re e Gjykatës së Shkodrës, 39-vjeçarja Fildes Hafizi, u ekzekutua dje nga ish-bashkëshorti brenda makinës së saj. Ajo sapo kishte parkuar makinën në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë, poshtë shtëpisë së saj, kur u qëllua me dy plumba në kokë nga babai i fëmijëve, me të cilin ishte e divorcuar, shkruan “Panorama” duke zbardhur sot detaje nga krimi i rende qe tronditi dje kryeqytetin.

Krimi i rëndë, i paralajmëruar edhe dy vjet më parë, ndodhi rreth orës 14:00, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Burime nga Policia e Tiranës thanë se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fadil Kasemi, 53 vjeç, i cili është paraqitur vetë në komisariatin më të afërt, menjëherë pas ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe pyetja e dëshmitarëve, Kasemi dyshohet të ketë qenë duke e pritur ish-bashkëshorten pranë pallatit ku ajo banon. Në momentin që ka e ka parë duke parkuar makinën, ai i është afruar nga ana e pasagjerit dhe i ka kërkuar që të ulte xhamin.

Menjëherë ai i ka drejtuar armën, siç ia kishte drejtuar edhe dy herë të tjera më parë dhe 39-vjeçarja ka thirrur, duke kërkuar ndihmë. Por brenda pak sekondash, ai e ka qëlluar dy herë në kohë, duke mos i lënë mundësinë askujt që të parandalonte ngjarjen. Më pas është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes dhe është dorëzuar në Polici.

KRIMI

Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve, një djali 16 vjeç dhe një vajze 14-vjeçare, kishte bërë pazarin dhe po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira prej dy vitesh, në zonën e “Xhamllikut”.

Ajo sapo kishte parkuar makinën, një “Mercedes-Benz” ku kishte dy qese me ushqime dhe do të zbriste për të shkuar në shtëpi. Por kur ende nuk e kishte fikur makinën, ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, që banon thuajse në të njëjtën zonë, i është afruar te xhami i pasagjerit.

I ka bërë me shenjë që të ulte xhamin dhe brenda pak sekondash e ka qëlluar dy herë në kokë me pistoletë. Në momentin që ka parë armën, 39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë, por nuk ka pasur kohë askush që ta ndihmonte, pasi thirrjen e dytë për ndihmë ish-bashkëshorti ia ka prerë në mes duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë të shumtë dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen e kanë dëgjuar krismat. Madje, disa prej tyre kanë identifikuar edhe autorin, si një banor i hershëm i asaj zone. Megjithatë, këto nuk kishin aspak rëndësi. Autori u paraqit vetë në Polici duke deklaruar se kishte vrarë nënën e fëmijëve të tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com