Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidane, tashmë trajner, u bë drejtuesi i tretë i pankinës i cili kaloi numrin 200 të ndeshjeve duke drejtuar ekipin e Realit të Madridit, ku ndeshja e javës së 28-të të La Ligës spanjolle kundër Eibar do të shënojë këtë jubile.
Në 199 ndeshje nën udhëheqjen e Zidanit, skuadra e Realit të Madridit ka arritur të fitojë 131 herë, një shifër suksesi për të.
Më shumë se Zidane, skuadrën e Realin e kanë udhëhequr vetëm Vinsente del Boske (246) dhe Migel Munjoz (605)./atsh