Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të sigurisë ushqimore ka ushtruar 388 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore ka kryer 388 inspektime dhe monitorime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Taksforcës antiCOVID duke këshilluar dhe orientuar për rëndësinë e madhe që ka në këto momente respektimi me përpikëmëri i protokolleve të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.
“Gjatë inspektimeve janë vendosur 2 masa administrative, për tregtim të mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe u bllokua 17 kg mish me qëllim asgjësimin. Ndërsa masa tjetër administrative është vendosur në një subjekt tregtim mishi, për mungesë të lejes së tregtimit. U bë mbyllja e aktivitetit deri në pajisjen me leje”, shprehet AKU.
AKU është çdo ditë në terren për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e konsumatorëve, si dhe të produkteve të shëndetshme në tavolinat e çdo familjeje. /atsh