Loading...

Stuhia “Harvey”, 20 familje shqiptare humbin çdo gjë në Houston.

[sgmb id=”1″]

Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber informon se fatmirësisht nuk ka pasur jetë të humbura në mesin e komunitetit shqiptar në Houston, por 20 familje të bashkëkombasve tanë atje, sipas diplomates së lartë kanë humbur gjithçka kishin, nga stuhia “Harvey”.

E prekur thellësisht nga situata e rënduar në këtë qytet, ambasadorja thotë se ka kontaktuar me drejtuesit e organizatës “Arbëria Houston”, të cilët i kanë treguar se familjet në fjalë kanë humbur nga kjo fatkeqësi natyrore shtëpitë, makinat dhe të gjithë pasurinë që kanë.

“Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën, – thotë ajo, e më pas i inkurajon shqiptarët “të qëndrojnë sa më afër njëri-tjetrit e të ndihmojnë me sa të munden”.

“Ne si Ambasadë, – vazhdon Faber, – do t’iu vëmë në dispozicion gjithçla kemi mundësi”.

Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i përcolli me shqetësim pasojat e stuhisë në Houston, ku jetojnë qindra familje shqiptare, e tha se ka komunikuar me disa prej tyre, që përveç dëmeve materiale, aktualisht janë jashtë rrezikut.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com