Loading...

Prurjet kuqezi, Ahmedi-Memolla: Një ëndërr, do japim maksimumin.

[sgmb id=”1″]

Tranjeri Panucci e theksoi se disiplina është rregulli “A” në punën e tij dhe mbi këtë ai nuk toleron. Këtë e tregoi me lënien jashtë të Sokol Cikalleshi, pasi ky i fundit nuk respektoi orarin për të qenë pjesë e grumbullimit. Duket se këtë veçori tranjeri e ka parë tek dy risitë e listës kuqezi. Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi janë dy prej risive të listës së parë të trajnerit Christian Panucci në grumbullimin e Shqipërisë. Në një konferencë për shtyp, dy debutuesit rrëfyen përshtypjet e tyre në ditët e para të stërvitjeve.

Futbollisti i lindur në Ohër, Valon Ahmedi, zbuloi gjithashtu se është kërcënuar nga kombëtarja maqedonase por ai nuk mund ti thoshte jo një propozimi pasi, siç edhe u shpreh se ai është kuqezi dhe finalizoi një ëndërr.

“Kombëtarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e bërë realitet dhe një nder për mua. Kam luajtur me Latifin dhe Grezdën. Është një lojtar i mirë dhe ndihem mirë që do të luaj me të te kombëtarja e madhe. Kam patur  miq edhe shokë që më thoshin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa dy te Maqedonia. Panucci në telefonatën e parë më përgëzoi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time, pas kualifikimit në Champions, tashme edhe ftesa ne kombëtare”, u shpreh Valon Ahmedi.

Ai tregon edhe se fesa i erdhi në momentin më të mirë të karrierës, pas kualifikimit në Champions. “Mendoj se trajneri është një njeri që kërkon shumë disiplinë, kjo i bën mirë grupit. Disipilina është e domosdoshme. Për mua është krenari të jem këtu pavarësisht minutazhit që do të më jepet. Çdo ndeshje duhet të merret seriozisht. Luajmë në shtëpi para tifozerisë tonë, do të japim maksimumin. Jam shqiptarë ndihem shqiptarë, përballë Maqedonisë do të jetë një takim si gjithë të tjerat”,-shtoi më tej Ahmedi.

Ndërkohë, nga ana tjetër mbrojtësi 25-vjeçar Hysen Memolla rrëfeu se nuk e priste të grumbullohej, pavarësisht lojës së mirë me Hajdukun e Splitit.  “Nuk e prisja këtë ftesë, por jam shumë i lumtur që bëj pjesë në Kombëtare dhe shpresoj të jap 100 % me skuadrën”, tha Hysen Memolla. Në vijim, mbrojtësi i lindur në Kavajë e pranon se Gianni De Biassi nuk e ka kontaktuar asnjëherë dhe thirrja e Panuccit është si një rrufe në qiell të hapur për të.

Ai nuk kursen gjithashtu një koment edhe për çështjen “Cikalleshi”. “Nuk kisha raport me De Biasin por jam shume i lumtur edhe pse nuk e di se çfarë ka ndryshuar me Panuccin. Trajneri kërkon shumë disiplinë dhe ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar”. Në këndvështrimin e mbrojtësit 25-vjeçar, asnjë kundërshtar nuk duhet të nënvlerësohet, madje as Lihtenshtejni.

Shqipëria do të luajë në 2 shtator me Lihtenshtejnin në “Elbasan Arena” dhe 3 ditë më vonë në një tjetër eliminatore botërori, do të impenjohet në Strumicë ndaj Maqedonisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com