Me hashtagun ‘Për fëmijërinë e vjedhur’, mijëra qytetarë, personazhe të njohur të jetës publike e politikanë janë bërë pjesë e protestës kundër dhunës ndaj të miturve, duke marrë shkas nga rasti i 15-vjeçares në Kamzë.
Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” dhe marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mes pjesëmarrësve kishte deputetë, artistë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile si edhe qytetarë të thjeshtë.
Protesta është zhvendosur nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Ministrisë së Arsimit. Marshimi kishte si qëllim ndërgjegjësimin për të ngritur zërin ndaj abuzimeve dhe ndëshkimin e përgjegjësve. /atsh