Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, takim i cili zgjati një orë e gjysëm.
Pas përfundimit të takimit, ishte kryeministri Rama i cili u largua i buzëqeshur nga hotel “Tirana” i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.
Pak momente më vonë, doli edhe kreu i LSI Ilir Meta i shoqëruar nga Klajda Gjosha.
Ndryshe nga Rama, meta dhe një deklaratë për shtyp ku citoi 3 pikat kryesore ku u bazua takimi mes tij dhe kryeministrit.
Ndryshe nga atmosfera e hyrjes në takim Meta shfaqet me serioz dhe çështjen e koalicionit duke e konsideruar jo të rëndësishëm në krahasim me dialoguan me opozitën apo me zgjedhjen e presidentit.
“Diskutuam për të garantuar paprekshëmrinë e votës së shqiptarëve. Vullnetin për të nisur një dialog pa kushte me opozitën dhe dialogun e saj, i cili është legjitim.
Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentin por nuk kemi paraqituar asnjë emër apo kanditaturë, kjo maxhorancë ka 90 vota në parlament.
Duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të pasur besim, kemi vendosur ti drejtohemi zyrtarisht partisë popullore evriopiane që të asistojë sa më shpejht të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërc politik të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”-, tha Meta.
Ndërsa në pyetjen mbi koalicionin PS-LSI, Meta u shfaq gati oi nervozuar duke kërkuar që fuqitë dhe vëmëndja të fokusohet në gjetjen e një dialogu dhe zgjidhjen e krizës.
“Kjo nuk është cështja më e rëndësishme, më e rëndësishm është ajo që thashë për dialogun politik dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”-tha Meta.
Në nisje të takimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për median u shfaq me marrëveshjen e vjetër të koalicionit PS-LSI, dhe u shpreh që mbi këtë marrëveshje do të ngrihej edhe marrëveshja e re duke theksuar se mbi marrëveshjen ka pika të cilat duhen diskutuar dhe korigjuar.
Por si duket takimi mes tyre ka dështuar, duke ngritur sërish dilemën nëse PS-LSI do të vazhdojnë koalicionin edhe për një mandat tjetër.