[sgmb id=”1″]
Koreja e Veriut thotë se shkarkimi i raketës balisitike mbi Japoninë ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar planet për lansime të tjera të raketave.
Media shtetërore përsëriti kërcënimet ndaj ishullit Guam të Paqësorit të SHBA, të cilin e quajti “një bazë e avancuar e pushtimit”.
Raketa e lëshuar të martën kaloi mbi ishullin verior Hokkaido të Japonisë, duke shkaktuar panik përpara se të binte në det.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar njëzëri Korenë e Veriut për veprimet e saj.
Gjatë takimit të së martës në Nju Jork, këshilli e quajti veprimin e Koresë së Veriut “të rrezikshëm”, duke kërkuar që Koreja e Veriut të ndërpresë të gjitha testimet e raketave, transmeton KosovaPress.
Deklarata e përbashkët theksoi se veprimet e regjimit ishin një kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.
Rusia dhe Kina thanë se aktiviteti ushtarak i SHBA në rajon ishte pjesërisht fajtor për rritjen e tensioneve duke bërë thirrje për negociata.