Loading...

COVID-19/ Shqiptarët rritën konsumin e kafesë, u importuan 231 tonë më shumë

Edhe pse për shkak të infeksionit COVID-19 lokalet dhe restorantet u mbyllën për më shumë se dy muaj, shqiptarët nuk e ulën konsumin e kafesë, madje shifrat tregojnë ata pinë më shumë kafe, pasi importi i kafesë për periudhën 4-mujore u rrit me 231 tonë.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, importi i kafes gjatë 4 muajve të parë të këtij viti u rrit ndjeshëm, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020 u importuan 2 693 tonë kafe.

Krahasuar me 4-mujorin e vitit 2019, gjatë periudhës janar-prill të këtij viti u importuan 231 tonë kafe më shumë.

Në 4-mujorin e vitit 2020 u importuan 2 462 tonë kafe.

Importi i kafes gjatë 5-mujorit janar-mars në 5 vitet e fundit në sasi:

Viti Sasia (tonë)

2016 2 683
2017 2 489
2018 2.808
2019 2 462
2020 2 693/atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com