Loading...

Italia diskuton “lejën e ciklit” për femrat e punësuara.

[sgmb id=”1″]

Italia ka shumë mundësi të bëhet shteti i parë evropian që do të parashikojë me ligj, ditë pushimi për femrat në ditët e tyre të ciklit. Projektligji është duke u diskutuar dhe sipas informacioneve, parashikohen tri ditë në muaj lejë, e cila do të jetë detyruese të jepet nga të gjithë punëdhënësit.

Ky lajm u komentua pozitivisht pas qarkullimit në rrjetet sociale, sepse shihet si një hap që duhej ndërmarrë, duke marrë parasysh se shumë femra i përjetojnë keq ditët e ciklit.

Por nuk munguan edhe komentet negative, edhe nga vetë femrat, që mendojnë se nëse vendoset një ligj i tillë femrat do të privohen. Kjo sepse, për shkak të kësaj mungese çdo muaj, ato nuk do të preferohen për t’u punësuar dhe vendin e tyre do e zënë meshkujt. Kjo, në një shtet ku janë të punësuara 65% të femrave, përkundrejt 72% që janë meshkujt.

Ky projektligj ka vënë në dilemë edhe disa nga mediat në të cilat janë të punësuara kryesisht femra. Marie Claire del pro, ndërsa Donna Moderna i bashkohet problematikës që shumica e femrave shprehën.

Italia ka shumë ligje që iu dalin në mbrojtje të punësuarëve, sidomos femrave. Leja e lindjes shoqërohet me dhënien e 80% të rrogës për 5 muaj. Ndërsa leja e prindërimit, për të dyja gjinitë, për gjashtë muaj, parashikon 30% ulje të rrogës.

Megjithatë e vërteta është se shumë femra italiane e kanë të vështirë të punësohen, për shkak se preferohen meshkujt, ose sepse përjashtohen nga puna gjatë apo pas lindjes, gjë e cila konstaton shkeljen e ligjit në fuqi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com