Loading...

Kërcënoi ish-të dashurën se do i rrëmbente vajzën nëse nuk i jepte 4 mijë euro, ja dëshmia e të riut.

[sgmb id=”1″]

Më jep 4 mijë euro të bëj një operacion, ndryshe do të rrëmbej vajzën…”. Ky është mesazhi kërcënues që Kleanth Todri, i dërgoi në “Facebook” të ish-dashurës së tij.

30-vjecarja e divorcuar dhe nënë e një fëmije të mitur, nuk kishte mundësi ta paguante, ndaj vendosi ta denoncojë.

Historia e gjobëvënies u zbardh në gjykatën e Krimeve të Rënda, ku i dyshuari doli për masë sigurie.

Përmes avokatit të tij Bujar Kareci, i dyshuari pretendoi përpara gjykatësit Bib Ndreca, se gjithçka e nisi si shaka dhe nuk e dinte që veprimet e tij përbënin vepër penale.

Ai sqaroi më tej, se e dinte që 30-vjeçarja me të cilën kishte patur një marrëdhënie intime nuk kishte para, por mesazhet ia dërgoi pasi marrëdhënia mes tyre mori fund, në formën e shakasë.

“E nisja si lojë meqë u prish marrëdhënia jonë, por nuk e dija që përbënte vepër penale”,- mësohet të ketë thënë ai.

Por, prokuroria nga ana e saj vuri në dispozicion të gjykatës dhjetëra mesazhe kërcënuese që i dyshuari i kishte dërguar ish-të dashurës për një periudhë prej afro 3 javësh, deri ditën përpara se ajo ta denonconte dhe 28-vjecari të përfundonte në pranga.

Madje prokurori theksoi faktin se i dyshuari kishte këmbëngulur që ish e dashura t’i dorëzonte paratë, pasi më vonë e kishte ulur shumën e gjobës në 2 mijë euro.

Pasi dëgjoi palët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Todrit, për akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com