Loading...

Mjeku Pipero: Një valë e dytë e infeksionit me pasoja më të lehta, distancimi fizik do mjaftojë

“Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, një rikthim i mundshëm në vjeshtë do të ketë pasoja më të lehta. Distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë”, tha sot mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar në një emision televiziv.

Pipero u shpreh se masat janë lehtësuar dhe do vazhdojnë të lehtësohen në vijimësi, por duhet dhe pak durim.

Përsa i përket rikthimit të virusit, Pipero tha se “askush se përjashton sepse vazhdon qarkullimi i virusit midis nesh dhe në mënyrë asimptomatike”.

“Pastaj në gjuhën shkencore, grumbullohet ai rezervuari i madh shpërthyes në momente të caktuar por që ka lidhje me ndikimet e motit por dhe me qarkullimin e virusit në natyrë e rikthehet. Megjithatë duhet të kalojë një sezon i plotë që përgjithësisht koincidon me një vit, si të thuash 5-6 muaj në një hemisferë dhe 5-6 muaj në hemisferën tjetër, për të patur evidencë të qartë si do sillet” u shpreh Pipero.

“Ajo që dua të them unë është se në rast se ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, në rast se nuk pëson mutacione dhe gjasat janë të vogla të pësojë mutacione të paktën nga të dhënat e deritanishme, por një rikthim i mundshëm do të jetë me pasoja më të lehta. Mos harroni që së paku deri më tani na ka mësuar një gjë thelbësore se distancimi fizik dhe kujdesi për duart dhe maska në mjedise publike do jetë e mjaftueshme për të mundësuar zbutjen e një vale të dytë”, theksoi ai. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com