[sgmb id=”1″]
Një sasi kanabis sativa prej 16 kilogramësh e ndarë në 20 pako është kapur para pak minutave në doganën e Muriqanit në Shkodër.
Burime nga policia thanë se është arrestuar një i dyshuar, shoferi i makinës ku ishte dhe lënda narkotike
Në prangat e policisë së Shkodrës ka përfunduar Zeqir Rrapi 29 vjeç nga Vlora.
Mësohet se ai po e transportonte lëndën narkotike me makinën e tij.
Droga dyshohet se është marrë në Vlorë dhe si destinacion kishte Italinë.