Loading...

Italianët vërshojnë në jetën e natës, kryebashkiakët paralamërojnë mbyllje

Të rinjtë italianë kanë vërshuar në rrugët e qyteteve, nga veriu në jug në të parën fundjavë të hapur. Shumë thyerje, por pak gjoba, sikurse njofton agjencia e lajmeve ANSA. Ndërkohë kryebashkiakët njoftojnë se do të jenë sërish të detyruar të urdhërojnë mbylljen, pasi situata është e vështirë për t’u menaxhuar.

Ndërkohë në Napoli, mbyllja e lokaleve në orën 23:00 nuk e ka ndalur jetën e natës. Trafiku ka qenë i bllokuar deri në 4 të mëngjesit, ndërsa kush është gjendur në shtëtitoren buzë detit në Napoli, fliste për një cmenduri kolektive. Mijëra persona, edhe pa maska janë derdhur nëpër rrugë, në këmbë apo me makina, edhe pse lokalet janë mbyllur në orën 23:00.

Një fotograf bashkëpunëtor i ANSA, është kërcënuar dhe detyruar të dorëzojë kartën e fotografive, ku kishte regjistruar disa të rinj të mbledhur në grupe dhe pa maska.

“Pjesa e pacivilizuar e popullit tonë ka treguar më të keqen. Qindra të rinj kanë bërë festë deri në 5 të mëngjesit, me muzikë duke bllokuar banorët në shtëpitë e tyre, me makina dhe motorë të parkuar kudo, duke bërë kaq shumë rrëmujë sa të paktë kanë qenë ata që kanë mundur të flenë. Shumë prej tyre kanë qenë të grumbulluar dhe pa maska. Një situatë e rrezikshme si për rendin publik edhe për sigurinë”, ka bërë me dije Francesco Emilio Borrelli, këshilltar rajonal, që thotë se është kontaktuar nga shumë qytetarë të dëshpëruar.

Situata të ngjashme janë vërejtur edhe në Romë, Bari, Foggia, Rimini, Trieste./Opinion.al

People gather by car on the waterfront to enjoy night life during phase 2 of the coronavirus emergency, in Naples, southern Italy, 24 May 2020. Traffic blocked until 4 in the morning, gatherings and bivouacs, shouts, fights between young people and exasperated residents. Who was on the Naples waterfront last night for the first Saturday post lockdown speaks of “collective madness”. Thousands of people, even without a mask, poured into the street, on foot or by car, with the sidewalks used as preferential lanes for cars and motorcycles, despite the nightlife venues have respected the closing time at 11pm. ANSA/ CESARE ABBATE
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com