Loading...

Pse e la jashtë Qeverisë së re Saimir Tahirin? Ja si përgjigjet Rama.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama në të parën konferencë për mediat pas shpalljes së qeverise se re nga Llogoraja ka folur me mediat për cështjen e ditës, qeverinë dhe prioritetet e saj.

Pyetur se pse u la jashtë kabinetit të ri qeveritar Saimir Tahiri, i çmuar prej Ramës për suksesin e arritur në detyrën e tij, por edhe në Tiranë gjatë fushatës zgjedhore, ka dhënë këtë përgjigje:

“Qeveria nuk është si skuadra kombëtare e futbollit, që është seleksioni i atyre që do rrinë në fushë dhe të tjerët do rrinë në stol. Ne kemi nevojë shumë të madhe, ka shumë nevojë qeveria për një grup jo thjesht të fortë në Kuvend, por kemi shumë nevojë edhe në parti duhet të kemi disa kapacitete shumë te mira që të vazhdojnë punën. Unë besoj shumë që e gjitha është si puna e një trupi të tërë”- tha ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com