Loading...

Çun Lajçi, Ramës: Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë

Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkohor.

Menjëherë, pasi u shemb Teatri Kombëtar, Lajçi deklaroi se Shqipërisë i dihet një teatri i ri dhe se godina e re do të jetë shumë herë më e mirë nga ajo ekzistuesja, ku sipas tij nuk plotësonte as kushtet minimale. Madje Lajçi në një shkrim me titull “Për çka po protestoni, se po dukeni vërtet qesharakë?!..”, iu bëri thirrje artistëve dhe protestuesve që të ndalen, pasi është edhe turp që po politizohet kjo çështje.
“Teatri na duhet, e teatri besoj se do t’bahet, mija herë ma i mirë se ç’ishte.

Edi asht i çmendun, por çmenduria e tij, ndoshta do t’nae sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! Duhet pritë e duhet pa!”, u shpreh ndër të tjera ai.

Së fundmi, aktori ka bërë një reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit shpërndau një nga shkrimet e tij për teatrin. Arstisti i bën thirrje Ramës që të dojë dhe respektojë popullin e tij. Ai shprehet se qytetarët kanë të drejtë të protestojë dhe se shteti nuk duhet t’ua thyejë brinjtët apo t’i plaçkitë.

“Z.Edi Rama, Meqense ma rrite rytben tue ma përmend emnin, për njat letër qê e shkrova, për Teatrin Kombëtar, tue pasë qëllimin, që t’mos politizohet arti e artistët, tani du me t’thanë, m’harro mua, ashtu siç m’ka harrua miku yt Hashimi, dhe ndëgjoma fjalën, se pa pare e ke! – Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë. Mos i plaçkit, se boll ke ba, e rueju se zullumi gjithmonë asht këputë prej s’trashi! Besom se boll kanë vjedhë edhe miqtë tu, këtu n’Dardani, e s’u dihet si ka me u ardhë fundi! – Mos e duej Çunin, lum zotnia, se nuk ka mbret qe e lidhë kaçakun, e unë nuk e dua as shterpë as me dy edha. Dardani, 20.05.2020″, shprehet ai.

Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa shpërndau shkrimin e Lajçit, theksoi se bashkë me të do hapin dyert e teatrit të ri, i cili do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.

Ditën e djeshme u zhvillua një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Protesta zgjati dy orë dhe përfundoi pa incidente. Prezentë ishin aktorë, aktivistë, Opozitarë, të cilët firmosën peticionin dhe kërkuar rindërtimin e godinës në të njëjtin vend e mënyrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com