[sgmb id=”1″]
Trupat e 10 marinsave të raportuar të zhdukur pas përplasjes së luftanijes amerikane me një anije tregtare janë gjetur, sipas një deklarate nga Flota e Shtatë e Marinës së SHBA.
Luftanija USS John S. McCain u përplas me një çisternë nafte të quajtur MC Alnic një javë më parë në lindje të ngushticës së Malacca, raporton bbc.
Është hera e katërt që një luftanije e SHBA është e përfshirë në një aksident në ujërat aziatike këtë vit. “Detarët e Marinës së SHBA dhe Detare të Korpusit tani kanë gjetur trupat e vdekur të 10 marinarëve të USS John S. McCain,”– thuhet në deklaratën e lëshuar të dielën.