[sgmb id=”1″]
Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në “Laprakë” ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ai është shtetasi A.Z. 30 vjeç. Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia gjithashtu ka arrestuar autorin e ngjarjes.
Më datë 28.08.2017, rreth orës 22:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar shtetasin A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili është dërgua për në S.Q.U., ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin:
– Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.
Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.
Nga kqyerja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrumi i mjetit prerës thikë.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.