Loading...

Merkel&V4: Në interes të përbashkët heqja graduale e kufizimeve dhe kontrolleve kufitare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe drejtuesit e grupit të vendeve të Vishegradit ranë dakord se ishte në interes të tyre heqja graduale e kufizimeve dhe kontrolleve në pikat kufitare menjëherë sapo pandemia e koronavirusit do ta lejonte këtë, sipas të përditshmes “The New York Times”.

Grupi i Vishegradit ose V4 përbëhet nga Hungria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke.

“Pas videokonferencës me V4, Merkel zhvilloi një takim dypalësh me kryeministrin çek, Andrej Babis dhe konfirmuan se dëshirojnë reduktimin e shtrëngimeve për personat dhe kompanitë në rajonin ndërkufitar në masën ku e lejon niveli i infektimit”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com