Loading...

OBSH: Lidhje e mundshme mes COVID-19 dhe sëmundjes Kawasaki te fëmijët

OBSH njoftoi sot se po studion një lidhje të mundshme midis COVID-19 dhe sëmundjes Kawasaki, një sindromë malcuese që prek fëmijët.

“Hipotezat fillestare tregojnë se kjo sindromë mund të lidhet me COVID-19. Ne u bëjmë thirrje klinikave në të gjithë botën që të punojnë me autoritetet e tyre kombëtare dhe OBSH-në që të jenë vigjilentë dhe të kuptojnë më mirë këtë sindromë te fëmijët”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë virtuale për shtyp.

“Është thelbësore të karakterizohet saktësisht dhe urgjentisht kjo sindromë klinike, për të kuptuar se nga shkaktohet dhe për të përshkruar protokollet e trajtimit të saj”, shtoi ai.

OBSH dhe rrjeti i saj global i klinikave kanë zhvilluar një përkufizim paraprak dhe i ka vënë në dispozicion mjekëve një formë raportimi për çdo rast të dyshuar për Sindromën e Reagimit Inflamator Sistemik (SRIS)./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com