Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, dekalroi sot se “shpresoj shumë që në fillim të qershorit do të kemi të parët turistë të huaj që do të vijnë me charter të organizuar nga kompanitë turistike që nuk janë anuluar”.
Në një intervistë televizive, Klosi theksoi se “as ka patur as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik. Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë. Kemi qenë shumë mirë, pasi maji asnjëherë nuk është konsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe majin sezon”.
Sipas tij, ajo që ishte lajm i mirë sot ishte një material i nxjerrë nga Bashkimi Europian dhe Organizata Botërore e Turizmit që sugjeron shtetet të fillojnë të komunikojnë mes tyre, pra vendet që kanë të njëjtën qajse ndaj pandemisë.
“Është e rëndësishme të gjithë duan të hapen, por nuk duhet të shkelen rregullat e përgjithshme nuk duhet të bëjmë eksperimente ajo që nxori BE dhe Organizata Botërore e Turizmit. Vendet e rajonit që janë baza ku ne bazojmë turizmin jo vetëm Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe Mali i Zi edhe Serbia, Bosnja e Hercegovina mund të jenë një destinacion shumë i mirë”, – tha Klosi.
“Vitin e kaluar kanë qenë 6.5 milionë pasaporta të huaja që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa janë 1 milion e gjysmë shqiptarë që kanë hyrë e kanë dalë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë rezultojnë rreth 8 milionë pushues gjatë gjithë 12 muajve të vitit në vend”, – tha Klosi.
Sipas tij, shqiptarët e Shqipërisë janë 20% e turistëve që qarkullojnë në vend për pushime.
“34% e kombësisë së turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri e zënë shqiptarët nga Kosova, pjesa kryesore vendet pranë Greqia, Italia, Zvicra, Gjermania, turistet që janë të orientuar janë Polonia me rreth 220 mijë”, – theksoi Klosi.
Ministri Klosi tha se “në Shqipëri janë shtuar pasaportat, vjet kemi pasur 65 pasaporta nga shtete të ndryshme që kanë ardhur gjatë sezonit turistik duke e bërë Shqipërinë tashmë një destinacion të qëndrueshëm”./atsh