Loading...

Të dhënat mbi tokën bujqësore në një platformë online

Të dhënat mbi tokën bujqësore do të publikohen në një platformë online.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural të publikuar sot në Fletoren Zyrtare, “Për krijimin e informacionit mbi tokën bujqësore nga zbatimi i programit “Menaxhimi i qëndrueshëm tokës bujqësore”, do të krijohet programi “WEB GIS” për të dhënat e tokës.

Udhëzimi citon se, të dhënat që do të integrohen në programin e “WEB GIS” janë: a) harta e tipeve të tokës bujqësore; b) harta e përshtatshmërisë së tokës bujqësore; c) të dhënat e tokës në nivel parcele; d) harta e përdorimit/mbulesës së tokës; e) hartat e rrezikut potencial dhe aktual të erozionit; f) rrjeti rrugor; g) ndërtimet; h) rrjeti ujitës dhe kullues.

Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, QTTB Fushë Krujë, DAMT-të pranë këshillave të qarqeve dhe ZMMT-të pranë bashkive.
Ky udhëzim është në kuadër të krijimit të informacionit mbi tokën bujqësore, me qëllim manaxhimin e qëndrueshëm të saj, që i hap rrugë zgjidhjes së problematikës me titujt e pronësisë dhe më pronën në tërësi./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com