Loading...

Pipero: Virusi vazhdon të qarkullojë më ngadalë, nuk duhet të mungojë kujdesi

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se gjendja e pacienteve në Infektiv është relativisht e mirë, një pjesë e tyre e mirë do dalin të shëruar. Nuk kemi të sëmurë rëndë të Infektivi. Gjendja e tyre është stabël.

Ai theksoi se sot nga spitali Infektiv kanë dalë 6 persona të shëruar, ndërkohë që është shtruar vetëm një.

Përsa i përket përdorimit të medikamenteve, Pipero tha se “protokoll për mjekimin e COVID-19 ende nuk ka. Ne kemi një pjesë medikamentesh te aprovuara nga FDA, një pjesë që i kanë përdorur koleget tanë që i kemi përdorur dhe ne, antivirale që kanë rezultuar të suksesshme. Përdorimi i medikamenteve shtuar i gamës së tyre ka përmirësuar mjekimin dhe kanë mundësuar se humbjet e jetëve të ishin me pakë. Në vendin tonë humbjet kanë qenë relativisht të vogla dhe efekti i medikamenteve për neve kanë qenë jashtëzakonisht i mirë dhe eksperienca është shumë mbresëlënëse”.

Përsa i përket hapjes Pipero tha se “unë besoj se çedohet tek njerëzit, që bëjnë muhabet me njëri-tjetrin. Ky është momenti më i keq për të transmetuar virusin. Pra ajo që themi vazhdimisht distanca fizike është e rëndësishëm për parandalimin e COVID-19. Sepse është një periudhe që mund të jetë pozitiv dhe nuk ka simptoma. Ndonëse virusi ka rënë, por në opinioni tim virulenca e viruesit ka rënë, gjithë sesi virusi vazhdon të qarkullojë por është e domosdoshme të ruajmë atë distancën. Edhe nesër kur të hymë në ambiente të brendshme apo siç është transporti publik duhet të vendosim maskat. Nuk do ia këshilloja askujt dorezat në rrugë nuk kanë nevojë ti përdorin as maskën kur lëvizin”.

Pipero thekson se masat lehtësuese janë të domosdoshme tani, janë graduale, janë rajonale dhe janë të qenësishme dhe të qëndrueshme dhe kështu duhet.

“Hapja është graduale dhe po bëhet graduale. Ne vazhdimisht themi se virusi vazhdon të qarkullojë, më pak, më ngadalë por vazhdon të qarkulloj, pra nuk duhet të na mungojë kujdesi. Pra po të kemi kujdes asnjë lloj rreziku nuk na kanose. Madje kjo mënyrë graduale na bënë dhe një ekspozim gradual ndaj virusit dhe na mundëson nëse ne vend të sëmuremi të fitojmë dhe imunitet. Do të doja që në fund të këtij sezoni një pjesë e qytetarëve tanë të ishin të imunizuar. Ekspozimi gradual është fitimprurës në të gjitha drejtimet”, tha ai.

Në lidhje se a transmetohet virusi nga uji dhe larjen në det, Pipero tha se “nuk është evidentuar asnjë mostër virusi në ujë, aq më tepër ta gjesh në ujin e detit. Se kam dëgjuar nga kush që uji i detit është i rrezikshëm. Nga uji i detit dhe nga rëra nuk ka asnjë rrezik”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com