[sgmb id=”1″]
A e keni vënë re se po shkulni më pak flutura nga xhamat kohëve të fundit?
Nuk je i vetëm. Shoferët në të gjithë Britaninë e Madhe kanë raportuar një mungesë të mizave, mushkonjave, gërmadhave dhe insekteve tjera në makinat e tyre- duke shkaktuar frikë nga shkencëtarët se insektet e tilla mund të jenë në rënie.
Dhe këtë fenomen të ri, e kanë vënë re edhe ekspertët të cilët thonë se ka një rënie në numrin e insekteve gjatë dekadave të fundit, transmeton Indeksonline.
“Ku kanë shkuar të gjitha insektet” Pyeti Michael Groom i Teffont Evias në Wiltshire në një shkrim në gazetën Telegraph. “Pamja në xhamin tim të veturës mbetet qartë, pavarësisht nga shpejtësia”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga Shoqëria Entomologjike “Krefeld”, një grup amator gjerman etimologësh që monitoruan më shumë se 100 rezervate natyrore në Evropën Perëndimore që nga vitet tetëdhjetë, thonë se nivelet e insekteve kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit.
Në vitin 2013 ky grup kishte gjetur se që nga vitit 1989 numri i insekteve kishte rënë gati 80 përqind, njoftoi Science Mag.
Por, pse duhet të shqetësohemi?
Sipas Dave Goulson, një ekolog në Universitetin e Sussex, i cili punon me Shoqërinë Entomologjike Krefeld, thotë se nëse zhduken insektet atëherë edhe lloje të tjera janë në rrezik.
“Nëse zhduken insektet e një zog-u që ushqehet me to, atëherë kjo do të thotë se 4/5 e ushqimit të njerëzve do të zhduken në shekullin e fundit, e kjo gjë është tronditëse”, kishte thënë ai më parë pë një revistë.
Ekspertët për këtë po fajësojnë rritjen e përdorimit të pesticideve gjatë 50 viteve të fundit.
Që nga viti 2006, kolonitë e blertëve kanë rënë me rreth një të tretën për shkak të kimikateve, si dhe humbjen e livadheve të pasura me lule.