Loading...

Erdogan shpall një kufizim të ri katërditor të popullsisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi një kufizim të ri katërditor, duke filluar nga e shtuna, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa theksoi se masat kufizuese do të hiqen gradualisht.

“Kufizimi i daljeve në rrugë do të jetë në fuqi nga 16-19 maj”, tha Erdogan, në një fjalim para kombit, pas një takimi të kabinetit të tij në Stamboll.

Qeveria turke ka ndaluar për disa javë banorët që të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës, një masë e marrë për të shmangur tubimet.

Duke theksuar se Turqia ka arritur të frenojël epideminë, rastet dhe vdekjet po ngadalësohen në vend, Erdogan tha se masat do të lehtësoheshin gradualisht.

Turqia ka regjistruar zyrtarisht gati 140 000 raste infektimi dhe më shumë se 3 800 vdekje nga COVID-19, sipas raportit të fundit zyrtar të botuar sot./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com