Produktet e luksit kanë humbur 25% në tremujorin e parë dhe sipas gjasave në të dytin do të jetë më keq, por do të përmirësohet në pjesën e fundit të vitit, në mënyrë që të arrijë në fund të vitit 2020 me një humbje prej 25% -35%, me pothuaj një xhiro të ardhurash prej 180-220 miliardë euro.
Për t’u rikthyer në nivelet e vitit 2019 (281 miliardë) do të duhet të presim për 2022-2023 (275-285 miliardë) dhe për rritje, midis 2% dhe 3%, në vitin 2025 (320-330 miliardë).
Ky studim u krye nga Claudia D’Arpizio dhe Federica Levato të fondacionit ”Altagamma”, të cilët mblodhën 107 marka luksoze italiane, duke përfshirë modën, bizhuteritë, ushqimin dhe pijet, mikpritjen, automobilistikën dhe jahtet.
“Ne po përballemi me një periudhë pasigurie të madhe, në të cilën për momentin gjithçka varet nga masat e politikës shëndetësore për kontrollimin e koronavirusit. Është çështje e pasigurisë qeverisëse”, komentoi presidenti i ”Altagamma”, Matteo Lunelli./atsh/