Më shumë se 3,5 milionë raste me koronavirusin e ri janë diagnostikuar zyrtarisht në botë, prej të cilëve më shumë se tre e katërta në Europë dhe në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.
Të paktën 3 500 517 raste infektimi, mes të cilëve 246 893 të vdekur, janë regjistruar, veçanërisht në Europë, kontinenti më i prekur me 1 547 180 raste dhe 143 584 të vdekur si dhe në SHBA me 1 158 040 raste prej të cilave 67 680 të vdekur.
Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi pjesa më e madhe e vendeve testojnë vetëm rastet e rënda./atsh