Ekipeve të Ligës angleze do t’ju ofrohet të paktën dy herë në javë testimi i lojtarëve dhe personelit për prani eventuale të koronavirusit, transmeton “Sky Sports”.
Sipas burimeve, kjo masë mund të zbatohet nëse qeveria e Britanisë së Madhe lejon kthim në stërvitje.
Raportohet se propozimet janë përgatitur nga Mark Gillet, këshilltar mjekësor i kryeministrit, pas konsultimeve me homologët e ”La Liga” spanjolle dhe ”Bundesligës” gjermane.
Testet do të paguhen nga Liga angleze. Pritet që ky propozim të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, për të përfunduar kështu kampionatin e lënë në mes. /atsh