Qeveria italiane duket se ka dështuar në përpjekjen për të hedhur dritë se kush mund të vizitojë njerëzit duke filluar nga e hëna, kur fillon një lehtësim gradual i masave të bllokimit.
Qeveria ka qenë nën presion të madh për të shpjeguar se çfarë nënkuptonte kryeministri italian, Giuseppe Conte kur tha se njerëzit mund të shkonin të shihnin të dashurit e tyre.
”Termi vlen për çifte që janë martuar, të regjistruar nën të njëjtën adresë, të bashkuar në një partneritet civil të të njëjtit seks, për të afërmit dhe njerëzit e lidhur nga një lidhje e qëndrueshme emocionale”, thotë qeveria.
Sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”, përkufizimi “lidhje e qëndrueshme emocionale” përfshin miq të ngushtë.
Por, gazeta tjetër ”La Repubblica” thotë se çështja mbetet e paqartë./atsh