Loading...

Ja qeveria “Rama 2”, përbëhet nga 11 ministri.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama para se te thoshte emrat e ministrave te rinj te kabinetit qeveritar ka dhene nje paralajmerim te rendesishem se kur do te shkarkohen ministrat. Ai tha se do kete 11 ministri dhe dy ministra shteti.

“Cdo mosrealizim i pa arsye objektive do pasohet me largim automatikisht nga qeveria të ministrit. Këto 4 vjet do ikin shumë shpejt dhe luksi për të humbur një ditë duke pritur që të reailzohen përtetj aftit nuk e ka. Cdo afat do jetë ligj i brendshëm i qeverisjes.” – u shpreh Rama.

Senida Mesi tha Rama do te jete zv/kryeministre.

Rama tha se do kete 2 ministra shteti, per shqiptaret jashte kufijve Pandeli Majko.

Rama: Kush do jetë e kush jo ministër? Mua më shqetëson…

Kryeministri Rama tha sot në Asamblesë se atë nuk e shqetëson fakti se kush do jetë ministër e kush jo, por mënyra se si do të qeveriset vendi në katër vitet e ardhshme.

“Mua nuk më shqetëson qeveria, kush do jetë e kush jo. Por cilësia për katër vitet e ardhshme. Edhe sot që po flasim, kjo më mundon. Nuk e di kush është rruga më e mirë që secili nga ju ta besojë këtë siç po e them unë”, u shpreh Rama.

Sipas tij “partia jo rastësisht as pa dashje, e nisja nga partia. Është ajo që fiton dhe humbet betejën, është ajo që e përcakton në radhën më të parë ngjyrën, tonin, cilësinë e një mandati qeverisës si vullnet popullor. Kjo parti ka sot barrën kryesore për të mos lejuar cënimin e zyrës kuqezi të këtij mandati. Kjo parti sot ka në dorë një mandat, është më i forti në historinë e PS-së, por është edhe barra më e madhe për të përmbushur detyrimin për të hequr dorë nga uzurpimi politik i zyrave të shtetit, për të hequr dorë nga trajtimi i vendeve të punës në shtet si ofiqe për një grusht të privilegjuarish në radhët tona”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com