Loading...

Mjekja shqiptare në SHBA: Punë intensive për vaksinën, vjeshta komplikon situatën

Rubina Muzina, mjeke shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shpreh për një nga mediet e vendit se po punohet intensivisht nga shkencëtarët për gjetjet e vaksinës për COVID-19.

“Për vaksinën po punohet intensivisht. Të dhënat e fundit nga taskforca është që tani në fazën e parë po bëhen perpjekje te medha. Janë 110 vaksina që po provohen, tetë prej tyre janë në studime tek njerëzit dhe po mendohen që në verë të bëhen, sepse një vaksinë shkon shumë gjatë por është e gjitha bota dhe përpjekjet e të gjithë shkencatarëve kudo, për të bërë të mundur që të jetë një dicka e tillë për të gjetur një vakisnë. Nuk është vetëm cështja nëse vaksina është e sigurt apo nëse bën efekt por edhe sa shpejt do ta marrim. Diskutim i madh shkencor në amerikë është nëse ne e prodhojmë këtë vaksinë por a kemi fuqi prodhuese që ta përdorim për 5 milion, 300 milion amerikane apo edhe pjesën tjetër të botës. Shkenctarët thonë që është obligimi jonë jo vetëm të tregojmë, cdo gjë thonë ata mund të ndodhi. Mund të ndodhi në një fazë të caktuar, vaksina të mos bëjë efekt por ne themi që deri në janar do ta kemi atë dhe kur ke vaksinë do ta çosh sa më shpejt tek të sëmurët. Ndryshe aty edhe dështon edhe faza kryesore. Është shumë interesant me Departamentin e Mbrojtjes Amerikane dhe të gjithë të tjerët që po punojnë që në qoftë se është një vaksinë, të prodhohet dhe të shpërndahet në kohë rekord, të arrijë tek njerëzit, të vaksinohen, pjesa më e madhe në kohë rekord”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo shtoi se “jemi ende shpejt, jemi në fazën e parë sesi po bëhet për herë të parë. Po punojnë tek njerezit, po merren dy doza me 28 ditë për të provuar nëse funksionon. Nëse do bëhet do të pihet me një dozë, siç është edhe virusi i gripit apo viruset e tjera. Ne presim edhe verën tani. Nëse ne shikojmë gjatë verës ulje të rasteve nuk është vetëm temperaturat e lartë apo lagështia por kryesorja është dhe mbetet transmetimi midis njerezve. Pra, nëse njerëzit janë afër dhe nuk ruajnë distancimin social, ti prapë infektohesh me virusin. Vjeshta ka probleme të tjera kur bie gripi edhe komplikohen gjërat. Ne nuk e dimë sesi do të jetë panorama e gripit në vjeshtë’./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com