Loading...

Lehtësimi i masave nga e hëna/ Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Respektoni distancimin fizik

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

“Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale”, apeloi sot dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo tha se “të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përveç rasteve kur është e domosdoshme”.

“Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID-19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127”, u shpreh Daja./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com