[sgmb id=”1″]
Policia e Vlorës ka zbuluar bimë narkotike të kultivuara në njësinë administrative Selenicë.
Nga ky operacion ka asgjësuar rreth 238 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjatë kontrolleve të ushtruara pranë vendit të quajtur ”Janaj”, pronë publike, kanë konstatuar të mbjella në një parcelë rreth 128 bimë narkotike, si edhe 110 kubikë me fidanë Cannabis Sattiva.
Policia në komunikim edhe më Prokurorin ka bërë asgjësimin e këtyre bimëvë me anë të djegies si edhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilëve u përkasin këto bimë narkotike.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën Penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.