[sgmb id=”1″]
Vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në zonat malore. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë e lehtë por deri mesatare në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 36 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.