Loading...

“Muzikë, shpresë e gëzim për Jetën”, videomesazh nga Orkestra e Harqeve e Liceut Artistik

Orkestra e Harqeve të Liceut Artistik surprizon me videomesazhin “Muzikë, shpresë e gëzim për jetën”.

Më shumë se kurrë ky mesazh është aktual në këtë periudhë që na përcillet mjaft bukur përmes tingujve të Orkestrës së Harqeve të Liceut Artistik përgatitur dhe drejtuar nga mjeshtri Bujar Alliu.

Janë pikërisht artistët e vegjël të cilët na sjellin me virtuozitet “Perpetum Mobile” të Kompozitorit Pjeter Gaci, duke bërë që pranvera e cila ka trokitur tashmë edhe në vendin tonë të përkëdhelet nga tingujt e ëmbël të violinës.

Është ky një mesazh optimizmi për të gjtihë qytetarët shqiptarë në një kohë kur të gjithë po luftojnë për të parandalaur përhapjen e koroanvirusit COVID-19 në vendin tonë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com