Loading...

Bilanci i pandemisë në botë, më shumë se 197 000 të vdekur

Pandemia lidhur me koronavirusin e ri ka shkaktuar të paktën 197 303 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 2 821 030 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Mes këtyre rasteve të paktën 766 300 konsiderohen sot të shëruar.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 51 949 vdekje për 905 333 raste. Të paktën 99 079persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 25 969 të vdekur për 192 944 raste, Spanja me 22 902 të vdekur për 223 759 raste, Franca me 22 245 të vdekur për 159 828 raste dhe Britania e Madhe me 19 506 të vdekur për 143 464 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 816 raste, 12 raste të reja të premten dhe të shtunën, mes të cilëve 4 632 të vdekur dhe 77 346 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 120 140 të vdekur për 1 344 172 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 54 278 të vdekur për 948 872 728 raste, Azia 7 830 të vdekur për 193 796 raste, Lindja e Mesme 6 204 të vdekur për 147 530 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 7 416 të vdekur për 149 539 raste, Afrika 1 330 të vdekur për 29 138 raste dhe Oqeania 105 të vdekur për 7 991 raste./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com