Tensionet janë të larta, qeveritë e botës po grinden kurse njerëzit po shqetësohen tej mase nga raportimet për një Luftë të re Botërore.
Sipas kompanisë Google, përdoruesit e internetit e kanë kërkuar aq shpesh frazën ‘Lufta e Tretë Botërore’ sa që ka thyer rekorde historike.
Fillimisht, njerëzit kërkuan shumë për luftën kur Amerika lëshoi raketa mbi një bazë të Sirisë dhe ekzistoi rreziku i një përplasje me Rusinë.
Pastaj, frika u shtua pas kërcënimeve të Koresë Veriore ndaj Amerikës.