Loading...

Fotografohet asteroidi që do të ”përshëndesë” Tokën në 29 Prill

NASA ka arritur të kapë pamjet e para të asteroidit me një diametër prej rreth një kilometër e gjysmë që pritet të përshëndesë Tokën më 29 prill, por nga një distancë e barabartë me 16 herë më shumë se ajo që ndan planetin tonë nga Hëna.

Kanë mbetur edhe disa ditë, që asteroidi i madh 1998 OR2 i zbuluar falë astrofizikantit Gianluca Masi, kreut të Teleskopit Virtual të kalojë pranë Tokës.

“1998 OR2 hyn në kategorinë e asteroideve potencialisht të rrezikshëm, do të afrohet në një distancë prej 6.3 milion kilometrash nga Toka”, theksoi Massi.

“1998 OR2 do të jetë një mundësi fantastike për ta vëzhguar atë me instrumente të shumëfishta si ato optike, termike dhe radari . Ky koncert i instrumenteve dhe teknikave të vëzhgimit ju lejon të bëni një identitet të plotë të vetive fizike të objektit, si madhësinë, periudha e rrotullimit dhe përqindjen e dritës që pasqyron dhe merr nga dielli ”, përfundoi fizikanti. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com