Loading...

Festa e Shën Gjergjit/ Meta uron Papa Françeskun: Mirёnjohje pёr gjithçka bёni edhe pёr popullin shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot Atin e Shenjtë, Papa Françeskun me rastin e festës së Shën Gjergjit.

“Shenjtëria Juaj, sot mё 23 prill Kisha Katolike kremton festën e Shën Gjergjit martir e Ju Shenjtёri, qё nё pagёzim keni marrë emrin Jorge (Gjergj), kremtoni ditёn e emrit. Edhe dita e djeshme ishte e rёndёsishme pёr Ju pasi më 22 prill të vitit 1973 keni bёrё kushtet e përjetshme në jetën rregulltare, jeni bërë pёrfundimisht jezuit, pas njё rrugёtimi tё nisur më 11 mars të vitit 1958”, shprehet Meta.

“Shenjtёria Juaj, fjalët inkujaruese, plot shpresё e vёllazёrim pёr besimtarё e jo besimtarё, në rrethanat e vështira të kohёs sё koronavirusit qё Ju çdo ditё i transmetoni njerёzimit, gjatёs Meshёs qё kremtoni çdo mёngjes nё Shёn Martё, nё Vatikan, janё posaçёrisht domethёnёse pёr tё gjithё nё pёrballimin e pandemisё me guxim e solidaritet”, thotë Meta në urim.

“Sot, nё pёrkujtimin e Shёn Gjergjit, urime tё sinqerta e tё pёrzemёrta pёr Ditёn e emrit tuaj, Jorge. Faleminderit Ati i Shenjtë për urtësinë dhe inkurajimin që na transmetoni në këtë periudhë kaq të vështirë për t’u jetuar dhe për t’u kuptuar. Shenjtёri, ju shoqёrojmё me lutje e mirёnjohje pёr gjithçka bёni edhe pёr popullin shqiptar”, thekson Meta./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com