Loading...

“Gjuetarët e Mbeturinave” pastrojnë mbi 10 mijë bishta cigaresh në Tiranë, ja nisma e tyre e re.

[sgmb id=”1″]

Gjate mbremjes se djeshme, vullnetaret e Green Line Albania ne kuader te nismes #TrashHunter (Gjuetar Mbeturinash) si ‘prehe’ te tyre kishin bishtat e cigareve. Ne 1 ore aksion nga Kalaja e Tiranes deri te sheshi Nene Tereza u mblodhen mbi 10.000 bishta cigare. Nisma jone perkon ne edukimin dhe ndergjegjesimin e komunitetit mbi pasojat qe shkaktojne ne mjedis bishtat e cigareve, si dhe marrjen e masave nga aktore dhe subjekte te ndryshem ne permiresimin e gjendjes ne kete drejtim.

Me poshte do te gjeni disa informacione mbi
Bishtat e Cigareve dhe Pasojat qe ato Shkaktojne.

Bishtate cigareve edhe pse te vogla perbejne nje nga elementet me madhore te ndotjes ne mjedis dhe jane shkaktare te nje sere derivatesh te elementeve toksike jashtezakonishte te rrezikshem qe shperndahen vazhdimisht ne mjedis.

Gjate vijes se bregdetit, parkingjeve, anes rrugeve, rreze pemeve, pikave te pritjeve dhe stacioneve shohim rendomte te shperndara gjithandej bishtra cigaresh vend e pa vend.
Por jo te gjithe jane ne dijeni te demeve dhe impaktit qe shkaktojne bishtrat e cigareve ne mjedis dhe me gjere deri tek gjallesat.

Nje bisht i vetem cigarje permbane rreth 165 kimikate te ndryshme vdekjepurese duke filluar qe nga benzopireni, arseniku, plumbi, tolueni, kadiumi, benzene etj.
Kjo e ben ate nje burim te vertete vdekjeprures per gjallesat duke pasur parasysh qe keto bishta cigaresh gelltiten nga zogjte ne vend te ushqimeve kur keto jane te depozituara ne toke por nuk mbaron ketu…

Reshjet e shirave marrin perpara te gjitha keto bishtra cigaresh dhe formojne nje miksim shperlarjesh toksike duke u depozituar ne lumenj dhe dete, ne kete rast si rrezik potencial per gjallesat ujore.

Sipas nje eksperimenti te bere nga Universiteti i San Diegos duke shtuar nje bisht cigarje ne nje liter uje ka rezultuar ne nje nivel shume te larte toksik te ujit qe mund te shkaktoje rreth 50% te ngordhjes se gjallesace ujore.

Gjithashtu jane gjetur ne plot raste bishta cigaresh ne brendesi te peshqeve, shpendeve, por shpesh ato gelltiten edhe nga femijet e vegjel te cilat i gjejne ato ne ambjentet ku luajne.

Filtrat e cigareve jane te ndertuara pergjithesish nga acetate i celulozes gje qe e ben shume te veshtire biodegradimin e tyre duke ju marre nje periudhe kohore nga dy deri ne njezetepese vjet per tu shperbere.

Keto dhe shume te tjera jane arsyet se perse ne duhet te jemi shume te vemendeshem ndaj menaxhimit te bishtave te cigareve dhe hedhjes se tyre ne vendin e duhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com